Presidenti Nishani uron presidentin Thaçi për rekomandimin për liberalizimin e vizave

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, përmes një thirrjeje telefonike e ka uruar presidentin Thaçi për rekomandimin pozitiv të KE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës....

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, përmes një thirrjeje telefonike e ka uruar presidentin Thaçi për rekomandimin pozitiv të KE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në bashkëbisedë me Thaçin, presidenti Nishani ka thënë se ky vendim i Komisionit Evropian ka ardhur si rezultat i punës institucionale në përmbushjen e kritereve dhe reformave shumëvjeçare që ka bërë Kosova.

Bashkëbiseda e Thaçit me Nishanin është konfirmuar edhe nga Presidenca e Kosovës

Temat
LajmeVend

Të afërta