Pacolli: Rrugët tona me Mimoza Kusarin janë ndarë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila janë dy emrat tashmë të konfirmuar që do të jenë pjesë e iniciativës së re politike në vend.

Deda i cili javë më parë dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte paralajmëruar themelimin e një subjekti të ri politikë pjesë e së cilit do të jenë figura të njohura nga politika por edhe jashtë saj, transmeton Telegrafi.

Kusari-Lila po ashtu kishte thënë se në rast se lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli dëshiron t’i bashkohet iniciativës së re do ta mirëpresin.

E një gjë të tillë e ka mohuar Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin.

Ai ka thënë se rrugët e tij dhe Mimoza Kusarit tashmë janë ndarë.

“Jo nuk do ti bashkohem, rrugët tona me Mimoza Kusarin janë ndarë”, tha ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta