Opozita nesër në seancën solemne për Mogherinin

Në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të marrin pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të pritet Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Sipas tij, deputetët e VV-së do të marrin pjesë në këtë seancë solemne.

Pjesëmarrjen në këtë seancë solemne e kanë konfirmuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Komisioni i Bashkimit Evropian, ka dhënë të mërkurën rekomandimin për Liberalizimin e Vizave për qytetarët e Kosovës në mënyrë që ata të udhëtojnë të lirë në zonën e Shëngenit.

Gjithashtu pritet që Dimitris Avramopoulos, nesër të vizitojë Kosovën.

Ndryshe, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka uruar kosovarët për rekomandimin rreth heqjes së vizave.

Temat
LajmeVend

Të afërta