Pas njoftimit nga Komisioni Evropian se Kosovës i është dhënë rekomandimi për liberalizimin e vizave, ka pasuar edhe urimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa shkroi në Facebook se me këtë vendim, qytetarëve të Kosovës iu dha vlerësimi i merituar.
“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, ka shkruar.
Fjalët kyçe
Isa Mustafa