Mogherini: Nesër në Prishtinë, për të festuar liberalizimin e vizave (Foto)

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka uruar kosovarët për lajmin pozitivë që ka dhënë sot Komisioni Evropian që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për të lëvizur pa viza në shtetet e Evropës.

Ajo ka shkruar në Twitter se është krenare për Kosovën dhe do të vije nesër në Prishtinë për të festuar, raporton Indeksonline.

“Jam krenare për propozimin pozitiv për vizat për Kosovë. Nesër unë do të jem në Prishtinë për të festuar dhe të vazhdojmë të punojmë përpara”, ka shkruar Mogherini.

Vizita e përfaqësuese së lartë të BE-së në Kosovë bëhet vetëm një ditë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët.fredericamogherinivisa_1462368157-9610597

Temat
LajmeVend

Të afërta