Moggi në Shqipëri, i gatshëm të blej këtë klub shqiptar

Prej 24 orësh Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, një nga personazhet më të diskutuara të futbollit evropian në vitet e fundit, ndodhet në Shqipëri, ku shoqërohet nga ish-presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj.

Edhe pse Dinamo prej disa sezonesh dergjet në kategorinë e Parë, vazhdon të jetë “pronë” e familjes Sula.

Por, zërat e fundit thonë që është hyrë në tratativa që klubi të administrohet nga familja Moggi.

Besnik Sulaj i kontaktuar me telefon nga Top Channel as e ka pohuar e as e ka mohuar një lajm të tillë.

Sot (e mërkurë), Luciano Moggi ndodhet në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e vlefshëm për Kategorinë e parë atë ndërmjet Elbasanit dhe Dinamos.

Temat
RajonSport

Të afërta