Maqedonia pohon se votoi pro anëtarësimit të Kosovës në UEFA

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, konfirmoi për AA zëdhënësi i FFM-së, Faton Zylbeari.

“FFM shumë më herët gjatë një vizite të Fadil Vokrrit në Shkup kishte shprehur mbështetje për Kosovën. Sa i përket votimit për pranimin e Kosovës në UEFA, ne kemi votuar konform interesit të FFM-së dhe futbollit në përgjithësi”, tha Zylbeari.

Ai theksoi se delegacioni i FFM-së në Budapest ka qenë i kryesuar nga kreu i Federatës, Ilço Gjeorgjioski dhe nënkryetari Muhamed Sejdini dhe sekretari Filip Popovski.

Temat
SportVend

Të afërta