Liberalizimin e vizave, ja çka thonë qytetarët

Lajmin për liberalizimin e vizave qytetarët e Prishtinës e pritën me shumë kënaqësi. Por shumë nga ta e kanë keqkuptuar liberalizimin e vizave, ndërsa disa tjerë e dijnë që jo gjithkush mund të udhëtojë pasi që të hiqet regjimi i vizave.

Qytetarët e painformuar me liberalizim të vizave kanë thënë se kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të shohin vendet perëndimore dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë.

Disa nga të anketuarit nga KosovaPress fajësojnë Evropën, e disa Qeverinë e Kosovës për neglizhim të kësaj pune, sepse siç kanë thënë ata “kjo punë është dashur të përfundojë kohë më parë.

Shefi Gashi, që jeton në Londër, është shprehur i kënaqur që i është dhënë mundësisë rinisë që të gjej punë ku të dojë.

“Jam i kënaqur shumë , unë jetoj në Londër. Për interesin tim nuk është shumë, por për të tjerët ndoshta ndonjëri do të gjente ndonjë punë. Shpresojmë të gjej ndonjë punë. Nuk është lajm i keq është lajm i mirë”, tha Gashi.

Qytetari Lutfi Istrefi thotë se e ka pritur këtë lajm me shumë gëzim pasi që të rinjtë kanë mundësi të dalin dhe të sfidojnë veten .

“Shumë me gëzime e kam prit, ndonëse unë vizën e kam pasur, por nuk është për një individ por për të gjithë. Sidomos për të rinjtë, kanë mundësi të dalin ku kanë dëshirë dhe kanë mundësi financiare”, tha Istrefi.

Ndërsa Adem Tujraka liberalizimi i vizave për Kosovën është një mundësi e mirë që qytetarët e të dalin dhe të shohin jetën perëndimore.

“Mirë është, duhet me dal populli me pa jashtë si është perëndimi”, tha Tujraka.

Sabri Berisha mendon që liberalizimi i vizave është dashur të bëhet më herët dhe për këtë ai e fajëson Qeverinë.

“Kaherë është dashur të bëhet liberalizimi i vizave, fajtor kryesor është Qeveria, e cila nuk ka punuar sa duhet. I vetmi shtet në këtë planet ne kemi qenë pa liberalizimin vizave, prandaj janë dy lajme të gëzueshme edhe që është pranuar futbolli në UEFA edhe liberalizimi i vizave”, tha Berisha.

Për Xhevdet Gashin kjo është mundësi e mirë që të rinjtë të marrin kulturën evropiane dhe të kenë mundësi punësimi

“Ma mirë s’ka si të jetë. Është mundësi e mirë, sepse dalin të punojnë njerëzit, shkojnë rinia , marrin kulturë. Mmarrin punë, kthehen këtu. Shumë mirë”,tha Gashi.

Ndërsa për boksierin Aziz Salihu kjo është një mundësi mjaft e mirë që rinisë së Kosovës iu kanë hapur dyert të tregojnë sukseset e tyre . Ai shtoi se Kosova tani më ka të gjitha të drejtat dhe se Serbia ka vdekur për kosovarët.

“Kjo është një kënaqësi e madhe. Po më vjen mirë për rini, sepse rinia janë shumë të interesuar dhe kanë mundësi me dalë. Ata pa punë ndoshta kanë familjarë jashtë e munden diqysh me hy në punë e me punë se me të vërtetë është kënaqësia më e madhe kjo dhe që është pranuar futbolli. Nuk kemi çka të bisedojmë më me Serbinë e as askënd e kemi shtetin tonë, i cili sot i ka krejt kushtet vetëm duhet që Qeveria të punojë shumë për këtë popull .Unë mendoj që tash është liria më e madhe që ekziston në botë, krejt i kemi krye veç tash të ecim përpara. Serbia për neve ka vdekë, ne në Kosovë kemi të drejtat tona”,tha Salihu.

Edhe Menduh Dema mendon se kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë që të shkojnë në botën e jashtme dhe të punojnë.

“Shumë mirë, është shumë mirë për Kosovën, të shohin rinia se çka është në botën e jashtme edhe me punë atje e me pa veten se si punohet e çka punohet se shumicë nuk e dinë se çka është jashtë”,tha Dema.

Por, qytetari Nuhi Shabani mendon më ndryshe. Sipas tij, liberalizimi i vizave është një mundësi e mirë vetëm për ata që kanë pare dhe për biznesmenët.

“Liberalizimin e kem prit shumë mirë , por ka qenë mirë me na dhanë edhe kapak pare se s’kena me shku. Ma mirë vonë se kurrë. Mundësi e mirë është njerëzit që punojnë, bizneset sepse për njerëzit që nuk punojnë e të shkojnë është njëjtë”,tha Shabani.

Njëjtë si Nuhi Shabani mendon edhe Sabri Rexhepi. Sipas tij ky është një shans i mirë për ata që kanë pare, ose ata që kanë familjarët jashtë.

Edhe pse pak i vonshëm është mëkat i madh sepse ky popull ka pasur edhe përpara, besoj që është një shans e mirë për ata që kanë, sepse për ata që nuk kanë edhe nderi ne Prizren nuk kanë mundësi me shku le të presin por le të shkojnë të tjerët le të shkojnë studentët, le të shkojnë ata që kanë njerëzit e vetë atje”,tha Rexhepi.Telegrafi

Temat
LajmeVend

Të afërta