Kosovë – Serbi, ndeshje miqësore në Prishtinë

Ish gazetari sportiv serb, Milojko Pantic ka propozuar zhvillimin e një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë. Milojko Pantic ka propozuar zhvillimin e një ndeshje miqësore mes...

Ish gazetari sportiv serb, Milojko Pantic ka propozuar zhvillimin e një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë.

Milojko Pantic ka propozuar zhvillimin e një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë.
Ish gazetari sportiv serb beson se një duel i tillë do të ndihmonte në normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Në mënyrë që të normalizohen raportet edhe në futboll, nëse përfaqësuesit politikë kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim, më e mira do të ishte që kjo të fillojë nga futbolli me një ndeshje Kosovë – Serbi në Prishtinë”, deklaroi Pantic për radio “Evropa e Lirë.

“Dhe, kështu që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ai problem”, shtoi ai. Pantic po ashtu ka shkuar edhe më larg duke propozuar krijimin e një lige ranionale me skuadra nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

“Të krijojmë një ligë regjionale, Kosova, Mali i Zi, Serbia. Kjo do të ishte një ligë e vërtetë. Prishtina, Kragujevci, Kraljea, Nish, Krushevci, Podgorica, Nikshici, Novi Sad, një ligë regjionale në futboll”, përfundoi ai.

Temat
SportVend

Të afërta