Djali 10-vjeçar thyen rrjetin social Instagram, fiton 10,000 dollarë shpërblim

Një haker 10-vjeçar nga Finlanda fitoi 10,000 dollarë nga Facebook, pas njoftimit se ai ka bërë thyerje të sigurisë në shërbimin e “photo-sharing, të rrjetit social Instagram.

Djali i cili jeton në Helsinki dhe është identifikuar si Jani, gjeti se ai mund të fshijë komentet e njerëzve të tjerë nga Instagram duke përdorur një kod të veçantë për të ndërhyrë në këtë veçori, sipas gazetës finlandeze, Iltalehti.

Ai ka alarmuar inxhinieret e Instagram më këtë ndërhyrje, të cilët më pas edhe e kanë paguar 10,000 dollarë si shpërblim. Instagram ka thënë se ky problem është rregulluar.

Temat
Teknologji

Të afërta