Ditë informative për MEDIA – nën-program i “Evropa kreative“

Në qendrën informative të BE në Shkup, sot do të organizohet dita informative për programin e BE „Evropa kreative“, nën-programin MEDIA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mysafir i ngjarjes do të jetë Kamen Ballkanski, udhëheqësi i Zyrës së “Evropa Kreative” në Bullgari për nën-programin MEDIA, me të cilin në pjesë e dytë të ngjarjes është paraparë sesioni me pyetje dhe përgjigje.

Në ditën informative do të flet edhe Mimi Gjorgjoska-Ilievska, drejtor i Agjencisë për film i Republikës së Maqedonisë, ndërsa nën-programin MEDIA të “Evropa kreative” do ta prezantojnë Biljana Prentoska dhe Vladimir Stojçevski.

Temat
LajmeRajon

Të afërta