Cazorla i lumtur për rikthimin

Spanjolli ka munguar që nga muaji nëntor për shkak të lëndimit në gju.

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, thotë se shpreson të rikthehet për ekipin e parë të Topçinjve në dy ndeshjet e fundit të sezonit.

Spanjolli ka munguar që nga muaji nëntor për shkak të lëndimit në gju, por tani është afër rikthimit dhe ka luajtur për ekipin U-21 të Arsenalit ditë më parë.

“Jam shumë i lumtur të kthehem”, ka thënë Cazorla për Arsenal Player. “Është ndjenjë e mrekullueshme pas pesë muajsh. Duhet të punoj fuqishëm me bashkëlojtarët në ekipin e parë dhe dua të luaj në dy ndeshjet e fundit”.

Arsenali, që aktualisht është i treti në tabelë me tri pikë prapa Tottenhamit, dy ndeshjet e fundit i zhvillon ndaj Manchester Cityt dhe Aston Villas.
Temat
BotëSport

Të afërta