BE-ja i jep fund izolimit të kosovarëve, rekomandohet liberalizimi i vizave

Komisioneri për çështje të brendshme dhe migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramapolous njoftoi se Komisioni Evropian i propozon sot Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në një konferencë për media tha se Kosovës i është rekomanduar liberalizimi i vizave dhe u shpreh se janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për Kosovën.

Ai tha se BE-ja do ta monitorojnë nga afër këtë proces.

“E di sa e rëndësishme është kjo çështje është për Kosovën dhe e rekomandojmë këtë”, tha ai.

Ai tha se kjo çështje tani është në përgjegjësi e Parlamentit dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila vendos me shumicë të kualifikuar.

Ai tha se nevojiten dy deri në tre muaj kohë që të përfundojnë procedurat.

Temat
LajmeVend

Të afërta