Arrestohet 33-vjeçari izraelit në Tiranë, lëvizte me një pistoletë zhurmuese

Policia e kryeqytetit ka prangosur një shtetas izraelit, por me banim në Tiranë për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Omri Stobnik, 33 vjeç, u ndalua rreth orës 23:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Peti”.

Gjatë kontrollit të mjetit tip “Mini Kuper”, atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë zhurmuese, e cila u dërgua në laboratorin balistik për ekzaminim.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, raportojnë mediat.

Temat
LajmeRajon

Të afërta