Acarohen marrëdhëniet Rusi-NATO, Rusia zbarkon divizione të reja ushtarake

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të zbarkojë edhe dy divizione të reja në perëndim dhe një në jug, siç thuhet, për të vënë një balans në...

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të zbarkojë edhe dy divizione të reja në perëndim dhe një në jug, siç thuhet, për të vënë një balans në raport me rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s afër kufijve rusë.

“Ministria e Mbrojtjes po ndërmerr një sërë masash për t’iu përgjigjur zbarkimit ushtarak të NATO-s në kufijtë rusë”, ka thënë ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu, transmeton KosovaPress.

Edhe më herët ishte raportuar në mediat ruse se janë disa divizione të reja ushtarake, prej 1 mijë trupash, të cilat do të zbarkohen në regjionin e Rostov-on-Don’it, Smolenskit dhe Voronezhit.

NATO-ja në mënyrë të vazhdueshme ka shtuar praninë ushtarake në Poloni, në shtetet baltike dhe në lokacione tjera rreth kufijve rusë që nga viti 2014.

Aleanca veprimin e ka arsyetuar me nevojën për të rritur sigurinë në Evropën Jugore për shkak të “agresionit rus”.

Temat
BotëLajme

Të afërta