Zyrtarët e UEFA-së refuzojnë takim me Isa Mustafën

Udhëheqësit e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë refuzuar takim me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa edhe pse ky i dyti ka qenë i interesuar të realizojë një takim me udhëheqësit e UEFA-së.

Siç kanë njoftuar për Lajm burime nga shtëpia evropiane e futbollit, takimi me Isa Mustafën është refuzuar për shkak të frikës se politika mund ta keqpërdorë anëtarësimin gjithnjë e më evident të Kosovës në UEFA për qëllime propagandistike.

“Nuk lejojmë involvim të politikës në sport. Me çdo ditë të kaluar shtohet përkrahja për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, mirëpo kjo është meritë e Federatës kosovare të futbollit, e jo e politikës”, ka thënë për Lajm një burim nga UEFA duke dashur të mbetet anonim.

Ndryshe, burime të gazetës Lajm thonë se Mustafa ka bë lobim të fuqishëm për takime me udhëheqësit e UEFAsë në kongresin e kësaj organizate që po mbahet në Budapest, por sonte përfundimisht ka marrë përgjigje negative. Nesër vendoset pranimi ose mosprajnimi i Kosovës në UEFA.

Temat
LajmeVend

Të afërta