UEFA është duke i ndryshuar disa amendamente, për t’i harmonizuar me ato të FIFA-s.
Ato do të votohen në paketë dhe kjo do të jetë një gjë e mirë për Kosovën, sepse është e vështirë të votohet kundër krejt këtyre ndryshimeve, shkaku i nenit i cili thotë se një vend duhet të jetë pjesë e OKB-së, për të hyrë në UEFA.
Prandaj, Kosova mund t’ia shohë hairin këtyre ndryshimeve. Zvicra kërkoi votim të fshehtë për të votuar.