Turisti bie nga muri kinez dhe mrekullisht shpëton (Video)

Një vizitor që po shëtiste nëpër murin kinez, është rrëzuar dhe ka rënë poshtë.

Mashkulli i paemëruar, është rrotulluar nëpër disa gurë që ndodhen afër seksionit ‘Jiankou’ të këtij atraksioni turistik, derisa ka rënë në tokë pa ndjenja.

Megjithëse është rrëzuar nga dhjetë metra lartësi, ai ka pësuar vetëm disa lëndime të lehta në këmbë dhe bel.
Mësohet se ai ka qenë duke u kacavjerrë në skaj të godinës së lashtë, kur e ka humbur balancën dhe ka rënë.
Ngjarja është regjistruar nga një turiste, e cila ishte duke regjistruar peizazhin që ndodhet në atë vend.

Temat
BotëLajme

Të afërta