Sot shënohet Dita botërore e astmës në Maqedoni

Takim ekspert me temën ‘Strategjia për ballafaqim me astmën në Maqedoni’ do të mbahet sot me rastin e Ditës botërore të astmës në organizim të Shoqatës respiratore të Maqedonisës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

ISHP klinika për pulmologji dhe alergologji, Shoqata e pulmologëve të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e Maqedonisë për alergologji dhe imunologji klinike kyçen në shënimin e Ditës botërore të astmës me aktivitete të ndryshme dhe ligjërata në 20 qendra rajonale të Maqedonisë.

Siç informojnë nga shoqata respiratore e Maqedonisë, astma është një ndër sëmundjet më të shpeshta kronike në botë. Më shumë se 330 milionë njerëz në botë kanë astmë. Vlerësohet se numri i të sëmurëve me astmë do të rritet për më shumë se 100 milionë deri në vitin 2025.

Janë regjistruar më shumë se 500 mijë hospitalizime dhe 250 mijë raste të vdekjes në nivel botëror nga kjo sëmundje. /Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta