Në Parlamentin e Turqisë dje ka shpërthyer një rrahje mes deputetëve.
Siç raportojnë mediat e huaja, deri te rrahja masive ka ardhë si pasojë e një propozimi për të hequr imunitetin e deputetëve për t’u përndjekur nga Prokuroria.
Rrahja ka ndodhur mes deputetëve të partisë në pushtet AK si dhe deputetëve pro-kurdë.
Edhe një seancë tjetër e Parlamentit turk javën e kaluar kishte përfunduar me rrahje. /Telegrafi/