Mësoni së të hani me shpejtësi misrin nga kalliri (Video)

Një mashkull nga Kina e ka regjistruar procedurën e pazakontë të ngrënies të misrit.

Blogeri i njohur si Eater Yang e ka vendosur kallirin në turjelën elektrike dhe e ka afruar te goja.

Me të ndezur pajisjen elektrike, ai e vënë kallirin te dhëmbët dhe ka filluar t’i heqë kokrrat me shpejtësi.

Në videon e regjistruar, burri me dhëmbë të fortë shihet duke e hequr tërë misrin nga kalliri.

Megjithëse shumë kokrra dalin përjashta, Yang pas dhjetë sekondash shihet me gojën përplot misër, që fillon të përtypet ngadalë. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta