Lëvizja e lirë në BE, brenda dhjetë javëve

Kosova pritet të mërkurën (nesër) të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, me të cilin qytetarët e Kosovës do të mundë të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ende duhet pritur derisa kjo të ndodhë, meqë para lëvizjes së lirë janë edhe disa hapa. Në një intervistë për gazetën “Zëri” njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka thënë se sipas përvojave të mëhershme procesi nga dhënia e rekomandimit deri të lëvizja e lirë duhet të kalojë 3 deri në 6 muaj.

Mirëpo, Muharremi shpreson se ky proces të mos zgjasë aq shumë, por duke shfrytëzuar disa opsione një gjë e tillë të arrihet brenda dhjetë javëve. Po ashtu, Muharremi thekson edhe nevojën që institucionet e vendit t’i informojnë qytetarët më shumë rreth asaj se çka nënkupton liberalizimi, se nuk do të jetë leje pune, por vetëm lëvizje e kufizuar në zonën Schengen.

Temat
LajmeVend

Të afërta