Kryetari i Federatës Çeke: Një biznesmen nga Kumanova më bindi të votoj për Kosovën (Foto)

Pas arritjes së suksesit historik me pranimin e Kosovës në UEFA, kryetari i Federatës Çeke të Futbollit, Mirosllav Pelta në një deklaratë ekskluzive për “Lajm”, pranon se ka votuar për pranimin e Kosovës. Ai thotë se për të përkrahur Kosovën, e ka bindur një biznesmen shqiptar nga Kumanova.
“Mik i im i ngushtë është biznesmeni Bashkim Qazimi, me të cilin njihemi gjatë kohë. Ai me vite më flet për nevojën e pranimit të Kosovës jo vetëm në UEFA por në të gjitha asociacionet sportive. Falë argumenteve që mi ka numëruar Qazimi, unë sot nuk kisha asnjë dilemë se duhet t votoj për pranimin e Kosovës”, deklaroi Pelta për “Lajm”. Ai thotë se bashkë me biznesmenin Qazimi kanë lobuar edhe te federata të shteteve tjera, për t’i bindur që të votojnë për Kosovën.
Për biznesmenin Qazimi, dita e sotme është një ditë e madhe si për të gjithë shqiptarët.

“Me Mirosllav Pelta njihem me vite të tëra. Më vjen mirë që lobimi im ka rezultuar me sukses dhe që kam dhënë një kontribut sado të vogël për këtë arritje historike të Kosovës. Bashkë me mua gati në çdo takim me kryetarin e federatës çeke ka qenë edhe biznesmeni kosovar Uilson Bisaku-Vili”, thotë biznesmeni Qazimi.
Pelta sot në Budapest ka realizuar një takim edhe me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa, i cili e ka falënderuar për përkrahjen që ka ardhur nga federata çeke. Nga ana tjetër, Pelta i ka përmendur Mustafës se përkrahja e tij për anëtarësimin e Kosovës në UEFA ka ardhur falë lobimit të biznesmenit Qazimi.

Isa Mustafa falenderon Peltan

Në emër të kryeministrit kosovar Isa Mustafa, kryetarin e Federatës çeke e ka falënderuar shefi i kabinetit të tij, Remzi Ejupi.
“I nderuar kryetar, dëshiroj të Ju falënderoj në emër të kryeministrit të Kosovës. Gjithë të mirat, Remzi Ejupi”, i ka shkruar Ejupi, Mirosllav Peltas.
Pelta i është përgjigjur këtij falënderimi duke theksuar se përkrahja e tij për anëtarësimin e Kosovës është rezultat i lotimit të biznesmenëve Qazimi dhe Bisaku.
“Kontribut dhe lobim të madh për suksesin e pranimit të Kosovës në UEFA, kanë bërë biznesmeni kumanovar Bashkim Qazimi dhe Uilson Bisaku, të cilët i dërgojnë urime me këtë rast urime të përzemërta kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, së bashku me Miroslav Pelta, kryetar i Federatës së Futbollit Çek”, është përgjigjur Pelta.

Në kuadër të lobimit për pranim të Kosovës në UEFA edhe drejtori i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari dhe kryeredaktori Isen Saliu, në tetor të vitit 2014 realizuan takime me përfaqësues të disa federative futbollistike, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Federatës çeke, Pelta. Që atëherë, ai pat premtuar përkrahjen e parezervë për Vokrrin dhe për Federatën kosovare.

Temat
LajmeSportVendVend

Të afërta