Këta janë lojtarët kosovarë që luajnë në kombëtaret e tjera, nuk do ta besoni numrin e tyre

Lojtarët kosovarë janë të ndarë në shtatë kombëtare të ndryshme nëpër Evropë.

Kosova tashmë është anëtare me të drejta të plota në UEFA, ndërsa tash e dy vite luan ndeshje miqësore me leje të FIFA-s. Edhe pse në ekipin aktuale Kosova ka emra shumë mirë të futbollit që luajnë nëpër Evropës, si Samir Ujkani, Enis Alushi, Besar Halimi, Bernard Berisha, Bersant Celina, Loret Sadiku, Fanol Përdedaj e shumë të tjera, nëpër Evropë ka dhjetëra të tjerë që mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve tjera. 24 është numri i lojtarëve që luajnë në Kombëtaret A nëpër Evropë. Te Kombëtarja kuqezi aktualisht luajnë hiq më pak se 14 lojtarë që janë me prejardhje nga Kosova. Më i njohuri pa dyshim është Lorik Cana, ndërsa në kohën e fundit vend të pandërprerë kanë bërë dhe Mavraj, Berisha, Xhaka, Lenjani e Abrashi, shkruan Telegrafi.  Vendi i dytë me më shumë lojtarë nga Kosova është Zvicra, e cila u tregua armike për pranimin tonë në UEFA. Behrami (Watford), Shaqiri (Stoke City), Xhaka (Borussia Moenchengladbach) e Tarashaj (Everton) janë pjesë e Zvicrës dhe pritet të marrin pjesë edhe në Kampionatin Evropian. Dy lojtarë ka Norvegjia që luajnë vëllezërit Berisha, ndërsa nga një ka Mali i Zi ku luan Fatos Beqiraj (Dinamo Moska), Suedia ku luan Arbër Zeneli (Herennven), Belgjika ku luan Adnan Januzaj (Manchester United), dhe te Finlanda ku paraqitet Përparim Hetemaj (Chievo), transmeton Telegrafi. Këtu nuk janë futur super talentet e rinj si Donis Avdijaj (Sturm Graz), Albian Avdijaj (Augsburg), Florent Kamberaj (GS), Dren Feka (Hamburg) e shumë të tjerë që kanë luajtur në grupmoshat e reja të Zvicrës e Gjermanisë. Më grup moshat e shteteve evropiane luajnë dhjetëra futbollistë me prejardhje nga Kosova. Në bazë të fjalëve të krerëve të FFK-së dhe përzgjedhësit Albert Bunjaku, për çdo lojtarë që ka lindur në Kosovë, ose ka prejardhje nga Kosova, do të ftohen, duke mos kursyer as ata të Shqipërisë.

image

Shqipëri: Etrit Berisha (Lazio), Lorik Cana (Nantes), Mërgim Mavraj (Koln), Taulant Xhaka (Basel), Amir Abrashi (Freiburg), Burim Kukeli (Zurich), Emir Lenjani (Nantes), Milot Rashica (Vitesse), Amir Rrahmani (RNK Split), Arlind Ajeti (Frosinone), Valdet Rama (Munich 1860), Alban Meha (Konyaspor), Migjen Basha (Como), Herolind Shala (Slovan Liberec) – Belgjikë: Adnan Januzaj (Manchester United) – Finlandë: Përparim Hetemaj (Chievo) – Mali i Zi: Fatos Beqiraj (Dinamo Moska) – Norvegji: Valon Berisha (Red Bull Salzburg) Veton Berisha (Greuth Furth) – Suedi: Arbër Zeneli (Herennven) – Zvicër: Valon Behrami (Watford), Xherdan Shaqiri (Stoke City), Granit Xhaka (Borussia M.), Shani Tarashaj (Everton)

image

Temat
SportVend

Të afërta