Këngëtarja turke “vjedh” këngën e Nora Istrefit, rasti shkon në polici

Kengetarja e njohur turke Sila ka publikuar para disa ditë këngën e saj më të rë “Aftap”.

Kënga e saj është pothuajse e ngjashme me këngën e Nora Istrefit  “Nuk mundem” e cila ishte lansuar në vitin 2004, transmeton Magazina.al

Muzika e këngës “E di” në atë kohë ishte punuar nga kompozitori FLorent Boshnjaku, ku në fillim producentët e këngëtarës turke e kishin marr lejen nga ai, por pas lansimit kompania ka tentuar të përfitoj pa ndarë shumën që i takon autorit të këngës Florent Boshnjakut, i cili rastin e ka lajmëruar në policinë e Kosovës./Magazina.al/

Ja shkrimi i plotë i kompozitorit Florent Boshnjakut:

Te dashtun Miq.
Nje lajm per ju dhe gjithe mediat sidomos per koleget .

Kengetarja e njohur Turke Sila ka publikuar para 4 dite kengen me te re ‘Afitap” si singel qe i paraprine albumit te saje. Muzika e kesaj kenge eshte e punuar nga une dhe eshte publikuar nga Sony Music Turkeyhttps://ëëë.sonymusic.com.tr/silanin-afitapi-dinleyicilerl…/
Ne kete link mundeni me e pa edhe emrin tim si autor i Muzikes.Per mua nje nder i madhe dhe nje gjurme ne rrugetimin tim muzikor

Kenga ne origjinal eshte kenduar nga Nora Istrefi ne vitin 2004 dhe me tekst nga Arsim Bunjaku ,e gjitha tingellon shume bukur tani ne perpunim (mund ta ndegjoni ne linkun siper apo ne youtube)

POR kenga eshte licencuar pa e ditur une nga Kompania ONair music e regjistruar si biznes Onair media sh.p.k (te cilet nje vit me pare me kontaktuan per bisede por kurre me nuk jane lajmeruar per kete pune)kompani e cila ka keqperdore ne maksimum drejten e autorit jo vetem ne licencim por edhe ne perfitim te drejtes se autorit,pagesen e kane pranuar nje vit me pare por qe nuk kane treguar dhe nuk jane lajmeruar dhe kane pervetesuar 100 % shumen nga licencimi ,por jane munduar te pervetesojne pa dijenine time poashtu edhe te drejten e autorit.
Une jam kontaktuar nga kompania Turke me te cilet eshte skjaruar e tera dhe ne fund ne menyre te rregullt kemi nenshkruar kontrate per te drejten e autorit (arsyeja se pse jam kontaktu sepse eshte deshte nenshkrimi im per publikim te kenges dhe kompania Onair music regjistruar si biznes ONair media sh.p.k nuk i jane lajmeruar me kompanise Turke ).

Ky rast eshte lajmeruar ne Policine e Kosove si dhe gjitha organet tjera te drejtesise .Shpresoj qe ky rast eshte momenti me i mire qe e drejta e autorit te filloje te realizohet per autoret ne fushen e muzikes.
Ka shume vite qe jam duke u munduar qe e drejta e autorit te funksionoje ne vendin tone ,kam folur shume kam investuar shume ,dhe gjithqka qe kjo te realizohet ,ende ka shume pengesa por si po duket ky do te jete rasti i pare per kete vit dhe uroj qe koleget ta marrin shume me seriozitet punen e autorsise sepse nuk po dihet se cka eshte duke ndoodhe ne kete vend dhe secili pretendon autorsine dhe eshte titullar (pronar) i kenges (edhe dikush qe vetem e publikon videon ne youtube pretendon 100% pronesine e kenges) .Poashtu shfrytezuesit nuk jane te interesuar shume qe se paku ligjerisht te rregullohet kjo pune,por si po duket si gjithmon dikush nga ‘ jashte’ po na rregullon oborrin tone .
Ju lutem ta shprendani kete postim per ngritje te vetedijes per rrespektimin e drejtes se autorit ne fushen e muzikes.
Faleminderit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Gv1QJFz3LK0

 

 

 

Temat
Showbiz

Të afërta