Ja kur do të lansohet iPhone 7

Sipas Forbes, celulari i ri i Apple do të lansohet në shtator të këtij viti.

Përderisa përdoruesi e Apple mund të mahniten me veçoritë që do t’i ketë gjenerata e ardhshme e celularit, investitorët janë duke e parë në një këndvështrim tjetër.

Analisti nga KGI Securities, Ming-Chi Kuo thotë se iPhone 7 do të ketë ndryshime “modeste”, para se iPhone 8 të sjellë ndryshime të mëdha më 2018.

“Deri më tani, ajo çfarë di është se ndryshimi më i ri në iPhone 7 do të jetë se ai do të ketë dy kamera përpara për fotografi më të mira”, tha ai për 9to5Mac.

Apple do të largojë portin e kufjeve, në mënyrë që ta bëjë iPhone 7 më të hollë se paraardhësit e tij.

Temat
Teknologji

Të afërta