Ish-truproja nxjerr sekretet e Sali Berishës: Me urdhër të tij zbatova ‘puçin’ e shtatorit 1998

Ish-truproja nxjerr sekretet e Sali Berishës: Me urdhër të tij zbatova ‘puçin’ e shtatorit 1998

Izet Haxhia, një nga njerëzit më të afërt të Sali Berishës, gjatë pushtetit të tij të parë, deklaron se Berisha nuk i hapi depot e armëve në ’97, me qëllim që populli të mbrohej nga bandat, por i hapi për të armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut.
Ish-truproja i Sali Berishës thotë për Shqiptarja.com se Berisha, deri më sot, ka dhënë tre versione për hapjen e despoteve, të cilat sipas tij asnjëri nuk përkon me të vërtetën.
Haxhia pohon se Berisha, i frikësuar nga rebelimi i Jugut, urdhëroi hapjen e depove, për të armatosur Veriun dhe militantët e PD. Haxhia shton se synimi i Sali Berishës ishte të fuste në konflikt të armatosur Veriun me Jugun e Shqipërisë. “Marshalli deri më sot ka dhënë deklarata, të cilat asnjëra nuk përputhet me tjetrën, jo vetëm për ngjarjet e ‘97 e 14 Shtatorin, por për çdo ngjarje ku ai është i përzier si iniciator dhe organizator. Një herë pati thënë që depot e armëve i hapën rebelët e kuq, herën tjetër që erdhën nga deti ata që i hapën depot dhe tani, në fund, që ai paska lejuar hapjen e tyre për të armatosur popullin, që të mbrojë veten nga bandat e kuqe”, ka thënë ai për Shqiptarja.com

Temat
LajmeRajon

Të afërta