Bajram Gecaj nga LDK-ja, njëherësh zëvendësministër për Kthim e Komunitete, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e mirëpret kthimin e Mimoza Kusari – Lilës në politikë “me një pamje të re”.
Mirëpo, Gecaj e ka porositur Kusari – Lilën se Gjakova nuk është masë e mirë matëse për fuqinë e saj politike dhe elektorale… “atje erdhët në pushtet me ndihmën e votës LDK-iste”.
Postimi i tij në facebook: