Çollaku: Reagimet fyese të zyrtarëve serbë nuk janë vlera evropiane

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku përmes një reagimi në “Twitter” ka komentuar fyerjet dhe deklaratat e egra të zyrtarëve serbë rreth pranimit të Kosovës në UEFA.

Një prej zyrtarëve serbë që ka folur keq është edhe zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq. Mirëpo këto komente Çollaku ka thënë se nuk janë në linjë me vlerat evropiane e as me sportivitet të mirë.

“Po shoh disa reagime fyese nga zyrtarët serbë rreth pranimit të Kosovës në UEFA. Këto nuk janë në linjë me vlerat e BE-së ose me sportivitet të mirë”, ka shkruar Çollaku në twitter. Ndryshe Kosova sot me 28 vota për u bë anëtarja e 55-s e UEFA-s.

Temat
LajmeVend

Të afërta