Në faqen informuese për vizat Shengen, është publikuar një sondazh ku të anketuarit pyeten nga Bashkimi Evropian se cila nga katër vendet, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave.
“BE-ja ka kryer dialog për liberalizim vizash me këto vende, Turqinë, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën, dhe së fundmi institucionet e njëjta janë afër hapave konkret drejt rekomandimit për liberalizim vizash brenda territorit të Shengenit”, thuhet në përshkrimin e sondazhit.
Në linkun që do të postojmë më poshtë keni mundësi që të votoni edhe ju në pyetjen që BE-ja ka parashtruar në këtë sondazh.