Atletico Madrid është finalist i parë i Ligës së Kampionëve

Atletico Madrid ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid ka humbur 2:1 nga Bayern Munich në Allianz Arena, por është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2:2, fal golit si mysafir.

Bayern edhe një herë tjetër e ka dominuar lojën, por Atletico ka qenë skuadër më efikase, duke siguruar kështu finalen  dytë në tre vitet e fundit.

Golat për Bayernin i shënuan Alonso dhe Lewandowski, ndërsa për Atleticon Griezamnn.

Atletico Madrid në finale do të pres njërin nga çifti Real Madrid-manchester City, që nesër luajnë gjysmëfinalen e dytë në Santiago Bernabeu.

Temat
BotëSport

Të afërta