Arsyeja pse ne njerëzit kemi emra

Njerëzit vendosin emra me qëllim identifikimi dhe për tu referuar kulturalisht. Në shoqëritë e hershme primitive njerëzit zakonisht kishin vetëm një emër për t’u identifikuar, duke qenë se popullsia ishte shumë e vogël.

 Me rritjen e numrit të popullsisë në zona të ndryshme, njerëzit nisën të përdornin një emër të dytë apo një mbiemër për të identifikuar veten e tyre.

Një mënyrë për t’u identifikuar ishte përdorimi i fjalëve përshkruese duke iu referuar individit dhe punës që ai bënte. Për shembull: “Harold Farkëtari” apo “Erik Red (i kuqi)”, janë emra që përshkruajnë profesionin apo që i referohen ngjyrës së flokëve/lëkurës etj.

Në mënyrë të ngjashme, historia e mbiemrave ose emrat e familjes i referohen emrit të babait të një individi. Zakonisht, një djali, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe në shumë vende të tjera të botës (por më rrallë në viset shqiptare), një djali mund ti referohesh me emrin që i është vënë, ndjekur nga emri i të atit, si për shembull “Haroldi, djali i Erikut” ose “Harold Erikson” (Erik+Son/Son=Djalë)./Magazina.al/

Temat
Fun

Të afërta