Vdiqën brenda 48 orësh, duke lënë pas gjashtë fëmijë
Një çift nga Alabama – të cilët ishin prindër të gjashtë fëmijëve – vdiqën vetëm disa orë larg njëri tjetrit, në incidente të veçanta të lidhura me shëndetin.
Jennifer Norsworthy, 40, vdiq në gjumë pas një historie të mpiksjes së gjakut – ndërsa burri i saj, Toby, 38, vdiq më pak se 48 orë më vonë nga një sulm në zemër, transmeton Telegrafi.
Motra e tij, Tabitha Washburn, u ka thënë medieve të huaja se Toby zemërthyer me gjasë vdiq për shkak të stresit të humbjes së gruas së tij.
Çifti u zhvendos në Alabama pas takimit në Alaskë, 13 vjet më parë, para se të jetonin në Tennessee.
Së bashku, ata rritën gjashtë fëmijë, tre nga martesa e mëparshme e Jennifer dhe tre bijtë e tyre të përbashkët. /Telegrafi/