The Sun: Hyrja e Shqipërisë në BE do të shtojë kriminelët në Britani

Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mbështetësve të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Gazeta britanike “The Sun”, shkruan se futja e Shqipërisë në BE do ta bënte më të lehtë futjen e kriminelëve në Britaninë e Madhe. Sipas artikullit, 10 përqind e të dënuarve në burgjet britanike janë shqiptarë dhe statistika bazohet tek radhët e të dënuarve nga kontinenti evropian.

Artikulli nis me arrestimin e një 21 vjeçari shqiptar, i cili ka mundur të hyjë në Britaninë e Madhe pavarësisht se ishte larguar nga autoritetet vendase.

 Ai mendohet se ka hyrë dy javë më parë me dokumente të falsifikuara të identifikimit. Bëhet fjalë për shtetasin Pashk Koliçaj, i cili është arrestuar me drogë në vlerën 1.5 milionë eurove.

Gazeta kujton deklaratat e javës së shkuar të ministres së Brendshme, Theresa May, e cila megjithëse nuk mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja, paralajmëroi se anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në BE do të sjellë vetëm probleme për Unio nin, duke përmendur këtu Shqipërinë.

Udhëheqësi Brexit (daljes së Britanisë nga BE-ja) ministri i Drejtësisë, Michael Gove paralajmëron se radhët e gangsterëve shqiptarë në Britani do të shtohen pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta