Ylli turk i muzikës pop, Tarkan, është martuar me fansen e tij 13 vjet më të re, Pinar Dilek.
Zëdhënësit e këngëtarit kanë bërë të ditur se ceremonia e martesës është mbajtur në shtëpinë e 43-vjeçarit në Stamboll.
Ngjashëm si këngëtari, edhe Dilek ka lindur në Gjermani, ndërsa para se ta kurorëzonin dashurinë e tyre, ata ishin në lidhje për pesë vite.
Tarkan është një prej këngëtarëve më të njohur në Turqi, ndërsa ai është i njohur në gjithë Evropën.
Temat
Showbiz