Rrahje masive mes deputetëve në parlamentin turk (Video)

Një rrahje masive ka ndodhur në mes të deputetëve të Parlamentit të Turqisë. Parlamenti turk, konkretisht në mes të deputetëve të partisë në pushtet dhe opozitës, të cilët shkëmbyen goditje dhe hodhën shishe të ujit pas një debati të nxehtë.

Komisioni Kushtetues për Punë në Parlament u mblodh me rastin e propozimit të Qeverisë për heqjen e imunitetit të deputetëve, pas seancës së javës së kaluar e cila u bë e dhunshme, transmeton Indeksonline.

Videoja tregon se si deputetët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit e cila është në pushtet dhe deputetët pro-kurd të Partisë Demokracia Popullore zhvilluan rrahje verbale pas një debatit tejet që nxehtë.

Disa deputetë kërcyen mbi tavolina në mënyrë që të godisnin kundërshtarët nga një lartësi ndërkohë që disa deputetë u përpoqën të ulin tensionet.

Deputetët hodhën shishe me ujë dhe objekte të përreth në drejtim të njeri tjetrit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtulmus i dënoi skenat e dhunshme në parlament.

Video not found..

Temat
BotëLajme

Të afërta