Pronari i motorit përleshet me grabitësit, forcat speciale të Tiranës, rrinë e shikojnë (Video)

Nëse ju rastis që në rrugë dikush t’iu grabisë nën kërcënimin e armës, atëherë mendoni se si të mbroheni vetë, pasi policia jo gjithmonë ja del.

Një vit më parë në rrugën e Kavajës forcat speciale “Shqiponja” ishin vënë në ndjekje të dy personave, pasi kryenin veprime të dyshimta dhe duket se po bëheshin gati të kryenin një grabitje.

Pasi e pikasën se po ndiqeshin nga policia Eduard Kacolli dhe Ndue Ndoi qëlluan në drejtim të uniformave blu e në tentativë për t’u larguar u futën në rrugicën që lidh Islam Allën me Himë Kollin.

Nën kërcënimin e armës, ata ndaluan një drejtues motori për t’i marrë mjetin, por ajo që ndodhi më pas do t’iu habisë. Jo vetëm reagimi i drejtuesit te motorit, por edhe i forcave “Shqiponja”.

Sipas komunikatës zyrtare të policisë veprimi i drejtuesit të motorit neutralizoi grabitësin, kjo dhe falë ndihmës së policisë, e cila ishte vënë në ndjekje. Por pamjet tregojnë se falë ndihmës së qytetarit, i cili në fakt po mbronte mjetin e tij, policia arrestoi 4 persona përfshirë dhe atë që arriti te largohej me motor.

Të gjithë janë të akuzuar për një sërë grabitjesh me dhunë./VizionPlus

Video not found..

Temat
LajmeRajon

Të afërta