Mercedes-AMG C 450 Sport i modifikuar (FOTO LAJM)

Vath kompania gjermane përmodifikimin e makinave ka bërë të mundur modifikimin e modelit Mercedes-AMG C 450 Sport, gjegjësisht përforcimin e motorit me gjashtë cilindra të këtij modeli.

Mercedes-AMG C 450 Sport tani posedon paketën “Vath Stage 5”, që kushton 3200 euro, ku motori i tij tani është me kapacitet prej 441 kuaj fuqi.

Ky model tani shpejtësinë maksimale e arrin deri në 300 kilometra në orë. Në këtë paketë, hyn gjithashtu edhe amortizatorët e modifikuar (makina është më e ulët për 0.4 centimetra, frenat më të forta, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, si dhe set i rrotave prej alumini me diametër prej 19-inç.

Temat
Teknologji

Të afërta