Leicester kampion i Premiera Leauges

Chelsea ka ndalur në barazim 2:2 Tottenhamin për t’ia dorëzuar titullin Leicester Cityt.

Chelsea ia ka bërë nder të madh Leicester Cityt, skuadër të cilës ia ka dorëzuar titullin e Premierligës, pas barazimit 2:2 me Tottenhamin.

Tottenham ka qenë duke fituar 2:0 me golat e kane dhe Son, por Chelsea nuk u dorëzua dhe në fund barazoi rezultatin në 2:2 me golat e Cahill dhe Hazard.

Pas këtij barazimi, leicester edhe zyrtarisht është kampion i ri i Premierligës, pasi dy javë pa përfunduar kampionati, gjendet në vendin e parë me 77 pikë, 7 më shumë se sa Tottenham në vendin e dytë.

Temat
BotëSport

Të afërta