Ky është postimi i Leicesterit në rrjetet sociale pasi u bë kampion (Foto)

Postimi i parë që klubi anglez e bëri me të përfunduar derbi londinez.

Barazimi mes Tottenhamit dhe Chelseat me rezultat 2-2 i ka mundësuar Leicesterit të shpallet kampion i Ligës Premier.

Ky është një sezon historik për ‘Dhelprat’ pasi ky ishte titulli parë i Ligës Premier në historinë e klubit.

Postimi i parë që klubi anglez e bëri me të përfunduar derbi londinez ishte një fotografi e trofeut me mbishkrimit: “Leicester City, Kampion i Anglisë”.

Leicesteri mban pozitën e parë me 77 pikë, apo shtatë më shumë se Spurs të cilët këtë herë duhet të kënaqen me kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.

Temat
BotëSport

Të afërta