“Kosova mund të na marrë Januzajn”

Njëjtë si Zvicra, edhe Belgjika ka nisur të frikësohet se mund ta humb njërin prej lojtarëve të së ardhmes, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Në fakt, belgët frikësohen se Kosova do t’ua marrë Adnan Januzajn, pasi të pranohet nesër në Federatën Evropiane të Futbollit dhe pas 10 ditësh edhe në atë Botërore të Futbollit.

“Pas pranimit në UEFA, disa lojtarë mund të vendosin të luajnë për përfaqësuesen kosovare. Kjo nënkupton se këtë mund ta bëjë edhe Januzaj. Adnani e kishte zgjedhur Belgjikën mes shumë polemikash dy vjet më parë, por tash mund t’i jepet atij mundësia për të luajtur për Kosovën”, shkruan portalin belg “sport.be”.

Kujtojmë se zviceranët po raportojnë se si Januzaj, mund të largohen edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.

Temat
BotëSportVend

Të afërta