Aplikacioni i Facebook që do të sfidojë Snapchat

Një aplikacion i ri është duke u krijuar nga Facebook, i cili pritet të rivalizojë aplikaconin Snapchat.

Aplikacioni i ri është duke u krijuar nga një ekip në Londër. ‘The Wall Street Journal’ raporton se aplikacioni do të jetë një aplikacion kamerë, me të cilin përdoruesit do të jenë në gjendje që të shpërndajnë fotografi dhe video.

Kjo lëvizje vjen pasi Facebook është duke parë se Snapchat po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

Rrjeti social ka lëshuar gjithashtu edhe plot veçori, duke përfshirë videot live, në mënyrë që t’i mbajë përdoruesit të interesuar në rrjetin social.

Raportohet se Facebook është duke planifikuar edhe një veçori të re, e cila do t’i lejojë përdoruesit që të fitojnë para nga postimet e tyre për t’i inkurajuar më shumë që të shpërndajnë më shumë postime origjinale dhe unike.

Temat
Teknologji

Të afërta