Ali Ahmeti mungon për homazhe në Sllupçan (Foto)

Është shënuar 15 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së në Sllupçan dhe shpallja e zonës së lirë të Karadakut. Në këtë përvjetor kanë marrë pjesa më e madhe e ministrave dhe zv/ministrave të rinj nga ana e BDI-së, por munguan krerët e lartë të kësaj partie.

2 maji është dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli Karadakun zonë të lirë duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në këtë manifestim morën pjesë familjarë të dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë kombëtarë. Pas manifestimit janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të lirise në Sllupçan.

Sllupçan-4

Sllupçan-2

Temat
LajmeRajon

Të afërta