Sherr mes shoferëve në Tiranë, polici: Aman mos u zini këtu (Video)

Shoferi i autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio është konfliktuar me një tjetër shofer.

Shoferi i autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio është konfliktuar me një tjetër shofer. Arsyeja ka qenë se shoferi i autobusit ka bllokuar rrugën dhe është ofenduar nga shoferi i automjetit tip Golf.

Sipas raportuesit, faji ishte i shoferit të Golf-it pasi autobusi s’ka ku të ndalojë për shkak se në stacion parkohen makina private dhe prandaj detyrohet të ndalojë në mes të rrugës.

I revoltuar, shoferi i Golf-it ka shkuar për të kërkuar llogari tek shoferi i autobusit duke e ofenduar atë.
Konflikti do të kishte vijuar po të mos kishin qenë kalimtarët e rastit dhe pasagjerët që kanë ndërhyrë.
Sipas raportuesit, edhe policia ka ndërhyrë duke iu lutur shoferit të Golfit që të mos ziheshin aty.

Më poshtë videoja e konfliktit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta