Nisma: Nuk jemi shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas

Nisma ka reaguar për lajmin se dega e kësaj partie në Viti është shuar.

Përmes një komunikate Nisma thotë se dega e kësaj partie nuk është shuar as në Viti, as në Drenas dhe Ferizaj.

“Nisma për Kosovën nuk është shuar as në Viti, as në Ferizaj dhe as në Drenas. Largimet nga këto degë janë lëvizje të individëve në kuadër të rirreshtimeve që janë duke ndodhur në skenën politike të Kosovës.  Prosesi i zgjedhjeve të brendshme i cili do të kulmojë me mbajtjen e kongresit të parë zgjedhor më 25 qershor 2016, do ta nxjerr Nismën edhe më të fortë”, thuhet në reagimin e Nismas./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta