Zogaj: Thaçi dhe Veseli nuk e lënë në lloç Azem Sylën

Fjalët se Azem Sylën e kanë lënë në baltë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë tendencioze dhe qëllimkëqija, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e lënë Azem Sylnë në lloç, sepse askush nuk e njeh më mirë se ata”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se gjërat do të sqarohen shpejt dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla, do të dalë i pafajshëm.

Madje, sipas Zogajt, Syla është një njeri që duhet marrë shembull nga të gjithë, për gatishmërinë e tij për t’u përballur me drejtësinë.

“Në Europë e ke të vështirë të gjesh një personalitet si Azem Syla, ai ka dorëzuar mandatin e deputeti vetëm për shpifje. Por, shumë shpejt të gjithë që flasin pa argumente do të binden se Azem Syla ëshë i pafajshëm”, ka deklaruar Zogaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta