Roboti që bën atletët të vrapojnë më shpejtë

Një partner i ri vrapimi së shpejti do të bëhet pjesë e vrapimeve të atletëve profesionalë, për t’i ndihmuar që të vrapojnë më shpejtë.

Puma ka zbuluar një robot i cili do t’i ndihmojë atletët t’i thyejnë rekordet e tyre personale. Roboti i ri ka pamjen e një kutie të këpucëve Puma dhe mund të arrijë një shpejtësi që mund të sfidojë edhe atletët më të mirë si Usain Bolt.

Kompania gjermane e këpucëve ka projektuar dhe krijuar këtë robot në bashkëpunim me Beatbot dhe disa ekspertë të robotikës, transmeton Gazeta Express.

Në një reklamë të publikuar së fundmi në YouTube, Puma ka treguar për këtë lloj roboti të ri.

 

Temat
FunTeknologji

Të afërta