Rama: Berisha të mos paditet për thirrjen për armatosje

Rama tha se deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht pasi sipas tij ish kryeministri është bërë qesharak.

I pyetur lidhur me 21 janarin dhe se kur do të vendoset drejtësia, Rama tha se drejtësi do të ketë vetëm pasi të përmbushet reforma.

Sipas Ramës, kur të bëhet reforma në drejtësi do të bëhet skaneri i çdo lloj vendimi të dhënë nga ana e gjykatave dhe do të shohim se ç’notë do të marrin gjyqtarët e 21 janarit.

Për të, thirja e Berishës ishte thirrje e tij për të mos bërë reformën në drejtësi.

Sa i takon kullës në stadium, Rama tha se nuk tërhiqet nga vendimet e qeverisë dhe shtoi se sikur Zogu të kishte dëgjuar në kohën e vet kritikët për një sërë projektesh, atëherë nuk do të bënte asnjë nga monumentet që ndodhen sot në Tiranë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta