Kriza ekonomike dhe rënia e natalitetit godasin rëndë Maqedoninë lindo

Të rinjtë e rajonit të lindjes së Maqedonisë në këtë periudhë ia mësyjnë Italisë për punë sezonale në plantazhet e rrushit. Një pjesë e tyre largohen nga fshatrat dhe shpërngulen në qytete, njëpjesë e tyre marrin rrugën e kurbetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tani për tani nuk ka statistika zyrtare se sa të rinjë largohen nga ai rajon gjatë studimeve, ose pas përfundimit të fakultetit. Edhepse arsyeja e migrimit është kriza ekonomike, disa të dhëna nga sektori civil, thonë se një nga arsyet e largimit është edhe vlerësimi i dobët që u bëhet atyre nga ana e institucioneve.

Në Maqedoninë lindore, tashmë disa dekada është i dukshëm problemi i migrimit dhe i natalitetit. Në industrinë e tekstilit, shumë pak të rinj i sheh të jenë të punësuar, ku mesatarja e moshës së të punësuarve është mbi 45 vjet.

Një zonjë nga fshati Budinarc i Berovës, për Tv Telma thotë se fshati është zbrazur sepse të rinjtë ikin. Ajo thotë se kryetari i komunës nuk bën asgjë për ta. Më tej, zonja përmend se beqarët kanë mbetur pa martuar dhe se ndodhë që të sjellin ndonjë nuse nga Shqipëria./Telegrafi/

Temat
Rajon

Të afërta