KFOR-i me shtëpi të re monitoruese

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, udhëhoqi ceremoninë e hapjes së Shtëpisë së re Fushore për LMT (Ekipin Monitorues e Ndërlidhës), nën komandën Turke me seli në Gjilan.

Në ceremoni e pranishme ishte edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kili, si dhe kryetari i komunës, Lufti Haziri.

Prania e tashme e KFOR-it përfshinë dy Grupe Luftuese Shumëkombëshe (MNBG) dhe tri Detaçmente të Përbashkëta Regjionale (JRD) të cilat mbulojnë zona të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.

Në një komunikatë për media, KFOR ka bërë të ditur se JRD-të, të cilat operojnë me asete jo-kinetike të emërtuara Ekipe Monitoruese e Ndërlidhëse (LMT), i sigurojnë KFOR-it ‘njoftimin me situatën’, përmes aktiviteteve ndërlidhëse me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me popullsinë vendore,ashtu që ato realizojnë aktivitete të përditshme monitorimi me qëllim të matjes së ‘pulsit’ të situatës ekonomike, sociale dhe politike.

“Për KFOR-in, vazhdimi i operimit të këtyre LMT-ve mbetet faktor i rëndësishëm i cili mundëson angazhimin me popullsinë vendore, gjë që rritë dhe përforcon tutje imazhin tanimë shumë pozitiv të KFOR-it, pasi që ata bashkëveprojnë me popullin e Kosovës si dhe njëkohësisht zhvillojnë dhe nxisin kredibilitetin e KFOR-it në mesin e popullsisë vendore”, thuhet më tej në komunikatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta